spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Liverpuli triumfon në ‘frymën e fundit’, Bajerni “shtyp” Çelsin; Atalanta e Gjimshitit e pafuqishme përballë PSG, Interi bën detyrën

Përfundojnë 4 supersfidat e mbrëmjes në Champions League. Në “Anfield Road”, Liverpuli mposht mes spektaklit 3-2 Atletikon e Mdridit.

Fillimisht në minutën e 4, Andri Robertson shënoi nga goditja e dënimit, i ndihmuar edhe nga devijimi i murit mbrojtës të Atletikos. Dy minuta më pas, Salah dyfishoi shifrat. Egjiptiani u fut bukur në zonë dhe pas mori një top nga Gravenbersh e dërgoi atë në rrjetë. Atletiko ngushtoi shifrat në shtesën e pjesës së parë, një kombinim i bukur mes Raspadorit dhe Lorentes, ky i fundit dërgoi topin në rrjetën e Alison Beker.

Në minutën e 81, madrilenët barazuan shifrat me Lorenten, duke i hequr fitoren nga duart kampionëve të Anglisë.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim dhe Atletiko do të dilte me një pikë nga transferta angleze, Liverpuli gjeti golin që i dha 3 pikët e para në Champions League me Virgjil Van Dajk në minutën e 90+2.

Në “Parc des Princes”, PSG shkatërroi Atalantën e Gjimshitit me rezultatin e pastër 4-0. Ishte Markinjos ai që zhbllokoi shifrat pas tre minutash lojë. Gjithçka nisi pas një topi të humbur nga Belanova, Fabian Ruiz asistoi për Markinjos, braziliani dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 39, Kvaratshelia tregoi gjithë klasin e tij dhe dyfishoi shifrat me një gol shumë të bukur. Në fund të pjesës së parë, Bredli Barkola gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 51, Mendesh gjeti edhe golin e tretë për kampionët e Europës. Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte me kaq, PSG-ja gejti edhe golin e katërt të takimit me Gonaçalo Ramos në minutën e 90+1.

Në “Allianz Arena”, Bajerni i Mynihut triumfoi 3-1 ndaj Çelsit. Vendasit kaluan fillimisht në avantazh falë një autogoli, ku padyshim merita ishte e Majkëll Olize.

Francezi futi një top të fortë nga krahu brenda në zonë, aty ku Trevoh Shalobah u tregua i pavëmendshëm dhe pas topi përfundoi në rrjetë, në minutën e 20.

Pesë minuta më pas, Herri Kejn dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë ai, pasi u pengua brenda zonës nga Moises Kaisedo. “Blutë” reaguan direkt dhe ngushtuan shifrat me golin e Kol Palmer në minutën e 29. Anglezi shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë të “Bluve” dhe kombinimit me Zhoao Pedron.

Në minutën e 63, Herri Kejn trefishoi shifrat, por realizoi edhe dopietën e tij personale në këtë ndeshje.

Në “Johan Krujff Arena”, Interi fitoi pastër 0-2 ndaj Ajaksit. Për ziklatrit shënoi Turam në minutën e 42, francez dërgoi me kokë topin në rrjetë pas krosimit të Hakan Çalhanoglu nga goditja e këndit.

Në minutën e 34, Turam u tërhoq nga Bas nga fanela dhe arbitri dha kartonin e verdhë për lojtarin e Ajaksit dhe penallti për Interin. Ndërhyri VAR-i, penalltia u anulua për një faull të mëparshëm gjatë aksionit.

Sapo nisi pjesa e dytë dhe më konkretisht në minutën e 47, zikaltërit realizuan edhe golin e qetësisë. Ishte sulmuesi farncez Turam heroi i nënkampionëve të Europës, i cili gjeti sërish rrugën e rrjetës dhe dopietën personale për ekipin e drejtuar nga Kristian Kivu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit