Arratisen tre persona nga Qendra e Mbajtjes për të Huajt në Vranidoll – EMRAT

Gazeta ka mësuar për një ngjarje që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.

Burimet bëjnë me dije se rreth orës 01:30, nga Qendra e Mbajtjes për të Huajt në fshatin Vranidoll, janë arratisur tre persona të privuar nga liria: Muhamed Bouaida, Dipos Chandra Das, Mona Das.

Sipas informacioneve pas verifikimit të kamerave të sigurisë është konstatuar se personat e dyshuar kanë dëmtuar grilat e dritares së dhomës 104 dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës si rast “Arratisje e personit të privuar nga liria”.

Hetimet për lokalizimin e tyre janë duke vazhduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit