Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se qendra e programit të partisë së tij është familja dhe gruaja.
Sipas tij tek 9 mijë e 583 gratë në Vushtrri papunësia është mbi 90%.
“Ne kemi vendosur në qendër të programit tonë, familjen dhe gruan e Vushtrrisë. Në bazë të statistikave në Vushtrri kemi 9 mijë e 583 gra mbi moshën 40 vjeqare që jetojnë në komunën e Vushtrrisë. Papunësia tek këto gra është mbi 90%”, tha ai.









