Kosovari arrestohet në Gjermani dhe dëbohet, kishte disa urdhër-arreste

Një shtetas i Kosovës është arrestuar më 15 shtator nga Policia Federale e Gjermanisë, pasi ndaj tij ishin lëshuar disa urdhër-arreste.

Sipas medias gjermane Bild, Policia Federale e ndaloi 49-vjeçarin kosovar gjatë kontrolleve kufitare, ku pas verifikimit të të dhënave rezultoi se ai kërkohej për pesë raste të ndryshme.

Në janar të vitit 2023, Inspektorati i Policisë Federale ia kishte ndaluar hyrjen për katër vjet, pasi ai kishte hyrë ilegalisht në Gjermani. Pas kësaj, i njëjti ishte depërtuar në Çeki.

Një tjetër ndalim pasoi në dhjetor të vitit 2024 nga Inspektorati Federal i Policisë së Passaut, për shkak të tentativës për hyrje të paligjshme në territorin gjerman.

Ky ndalim i dytë ishte gjithashtu i vlefshëm për katër vjet, ndërsa kosovari u depërtua në Kosovë dhe përveç kësaj iu ndalua hyrja në zonën Shengen.

Pas arrestimit më 15 shtator të këtij viti, 49-vjeçari u deportua për në Kosovë më 16 shtator.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit