Paul Williams po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë.
Avokati mbrojtës, Luka Mishetiq e ka pyetur atë se pse nuk e ka këshilluar Hashim Thaçin në lidhje me atë se anëtarët e UÇK-së duhej ndjekur penalisht në rast se shkelin të drejtat ndërkombëtare humanitare.
Ai u përgjigj se nuk ishte e nvojshme, pasi nuk kishte narrativ të vazhdueshme e të mbështetur që shqiptarët po kryenin krime.
Pjesë nga dëshmia:
Avokati: Ju ishit këshilltar për të drejtën ndërkombëtare të delegacionit, sikurse edhe Dr.Wellis, a e keni këshilluar z.Thaçi, a i keni thënë që UÇK-ja ka detyrë që të hetoj e ndëshkoj anëtarët e vet për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare?
Paul Williams: Jo.
Avokati: A jeni në dijeni nëse Dr.Wellis apo ndonjë këshilltar tjetër e ka këshilluar z.Thaçi që UÇK-ja kishte për detyrë që të hetonte anëtarët e vet dhe t’i ndiqte ata penalisht sa i përket shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare?
Paul Williams: Jo.
Avokati: Nuk e dini, apo nuk ka ndodhur kështu?
Paul Williams: Nuk ka ndodhur.
Avokati: A mund të na tregoni pse nuk e keni këshilluar z.Thaçi për këto detyrime?
Paul Williams: Aso kohe, gjatë negociateve të Rambujesë, ndërkohë siç e dini negociatat ndodhën pas masakrës së Reçakut, po ashtu pas të gjitha masakrave të kryera nga MUP-i jugosllav së Qeverisë serbe në Kosovë, personat që merreshin me drejtësinë ndërkombëtare dhe me këtë çështje, ishin fokusuar që të shmangnin që të ndodhte ajo që kishte ndodhur në Bosnje dhe ajo që ishte përpjekur Serbia të bënte në Kroaci. Nuk kishte një narrative të vazhdueshme të mbështetur të krimeve të kryera nga shqiptarët e Kosovës, nga UÇK-ja apo nga aktorë të tjerë jo shtetërorë të armatosur në Kosovë. Nuk ekzistonte nevoja, nuk është që ndihej e nevojshme që të thuhej se këto janë 2-3-4 pika që duhet të bëni, kishte lidhur me çështje të tjera, por nuk kishte shqetësime që kishin të bënin me shkelje të së drejtës humanitare ndërkombëtare. Siç e thashë edhe më herët, amerikanët dhe disa anëtarë të grupit të kontaktit, vinin flisnin me mua tdhe më thonin se a mund të ja transmetosh këtë gjë delegacionit, a mund t’i thoni delegacionit X, Y. Kjo si pikë, si temë nuk na është prezantuar asnjëherë.
Ndërkohë, në tri negociatat tjera që unë kam punuar për paqen, shpeshherë jemi ulur me aktorë jo shtetëror të armatosur dhe kemi folur me detyrimet ndërkombëtare që kanë, por nuk ka qenë ky rasti me UÇK-në.









