spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Jo vetëm influenceret të përfshira, zbulohet rrjeti i prostitucionit në Dubai si mashtroheshin gratë për festa të çmendura sek*suale

Një rrjet kriminal që ofronte gra për festa seksuale në Dubai është zbuluar nga hetimet e fundit. Sipas raportimeve të BBC, të pasurit mund të siguronin gra për festa private me një çmim fillestar prej 1,000 dollarësh për person dhe shumë prej tyre përballeshin me shfrytëzim të plotë.

Hetimi tregon se pjesëmarrëse në këto festa ishin jo vetëm influencere të rrjeteve sociale nga e gjithë bota, të cilat kërkonin të financonin fshehurazi stilin e tyre të jetesës, por edhe gra të tjera, që shpesh nuk e dinin se për çfarë do të përdoren në Dubai.

Britani e Madhe, qindra viktima të skllavërisë moderne punojnë në baret dhe hotelet e vendit
Në qendër të këtij rrjeti qëndron Charles Mwesigëa, i njohur edhe si Abbey, i cili pretendon se ka qenë ish-shofer autobusi në Londër. Ai ofronte gra për festa private me një çmim fillestar prej 1,000 dollarësh për natë dhe, sipas burimeve të BBC-së, disa klientë kërkonin akte seksuale ekstremisht degraduese.

Hetimi zbuloi se gratë, duke përfshirë të rinja nga Uganda, shpesh ishin mashtruar. Disa besonin se do të punonin në supermarkete ose hotele, por realiteti ishte i tmerrshëm: ato detyroheshin të kryenin shfrytëzim seksual të dhunshëm dhe degradues.

Disa nga viktimat e këtij rrjeti, përfshirë Monic Karungi dhe Kayla Birungi, humbën jetën pasi ranë nga apartamente shumëkatëshe në Dubai.

Familjarët dyshojnë se këto vdekje nuk janë hetuar si duhet nga autoritetet.

Gratë e përfshira raportuan për “festa seksuale të çmendura”, përfshirë akte të jashtëzakonshme fetishiste dhe raciale, ku klientët kërkonin veprime si përdorimi i jashtëqitjes mbi viktima. Një nga dëshmitë më shqetësuese vjen nga një grua e quajtur Mia, e cila tregon se Monic ishte detyruar të paguante borxhe që dyfishoheshin çdo dy javë për biletat e avionit, vizën, ushqimin dhe strehimin.

Hetimet e BBC-së zbuluan gjithashtu mënyrën se si rrjeti funksiononte: Mëesigëa përdorte persona të tjerë si shoferë ose menaxherë të operacioneve, për të mbajtur identitetin e tij jashtë dokumenteve, duke marrë me qira makina dhe apartamente në emër të tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit