Murati reagon ndaj deklaratave të Gucatit: Shpifje, kam dorëzuar padi dhe do të kërkoj që shpifja të bëhet vepër penale

Kryetari i Orgnizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati duke folur lidhur me procesin në Hagë në RTV Dukagjini, ka thënë se në Kosovë ka shqipfolës që kanë jetu në Kosovë ndërsa kokën e kanë pasur në Serbi.

Gucati tha se ministri i financave, Hekuran Murati babën edhe vëllaun e ka shpiun.

I menjëhershëm ka qenë reagimi, i ministrit në detyrë, Hekuran Murati i cili ka thënë se kjo është shpifje dhe për këtë thotë se ka dorëzuar padi.

Sipas Muratit, Gjykata nuk po e kryen punën e vet lidhur me këto akuza që po i bëhen ndaj familjarëve të tij.

Ai thotë se mision do ta ketë që në ndryshim/plotësimin e radhës të Kodit Penal, shpifja të përfshihet si vepër penale.

Reagimi i plotë:

Kjo shpifje monstruoze herën e parë është thënë sa e kisha babain gjallë, dhe sonte shpifja qenka përsëritur nga Hysni Gucati.

Për këtë çështje unë kam dorëzuar padi për shpifje. Por këta nuk duket se ndalen, sepse Gjykatat nuk e kryejnë punën e tyre.

Prandaj do të jetë mision i imi që në ndryshim/plotësimin e radhës të Kodit Penal, shpifja të përfshihet si vepër penale.

Nuk mund të pretendojmë se ka drejtësi kur shpifje të tilla me pasoja kaq të mëdha trajtohen vetëm në padi civile dhe dënimi shqiptohet pas sa e sa viteve.

I gjithë Ferizaji e din se babai im, tashmë i ndjerë, fillimisht kishte punuar si mësimdhënës në shkollën ekonomike në Ferizaj, e pastaj kishte punuar në fabrikën e vajit, deri në momentin kur të gjithë punëtorët ishin larguar nga puna si pasojë e masave të dhunshme, dhe prej asaj kohe kishte vazhduar si i papunë deri në çlirimin e vendit.

Kurse vëllau im ka lindur në vitin 1994, që i bie se deri në përfundimin e luftës ka pasur vetëm 5 vjet.

E kuptoj betejën politike, mirëpo do duhej të kishte disa vija të kuqe se deri ku mund të shkohet. Kjo është e papranueshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit