Stanoci i Epërm me mbështetje të fuqishme për Ferit Idrizin

Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, mbrëmë e përmbylli ditën e takimeve me një tubim të madh në fshatin Stanoc i Epërm, ku u prit me një energji të jashtëzakonshme nga banorët e kësaj ane.

Në fjalën e tij, Idrizi theksoi se përveç projekteve të shumta të realizuara deri më tani, pas 12 tetorit do të nisin edhe iniciativa të reja që do të përmirësojnë më tej jetën e qytetarëve. Ai kujtoi se Stanoci i Epërm ka ndryshuar dukshëm në vitet e fundit falë rrugëve të asfaltuara, trotuareve, kanalizimit, ndërtimit të urës, ndriçimit publik, shkollës, çerdhes dhe parkut për fëmijë.

“Stanoci i Epërm e dha fjalën e tij, do të vazhdojmë së bashku për më mirë për Vushtrrinë,” u shpreh Idrizi, duke falënderuar banorët për përkrahjen dhe besimin e treguar.

Tubimi në këtë lokalitet u karakterizua nga pjesëmarrja masive dhe entuziazmi i qytetarëve, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e vazhdimit të punëve zhvillimore në komunë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit