Kandidati për kryetar nga subjekti politik LDK, Xhafer Tahiri, ka vizituar banorët e fshatit Pantinë, nga ku bëri me dije se biseduan për problemet dhe mangësitë që ka ky fshat.
Tahiri u premtoi banorëve të Pantinës se, nëse fiton mandatin qeverisës, do të punojë në disa hapa për t’i rregulluar problemet.
“Do të ndërtojmë çerdhe për fëmijë, mësim gjithëditor për nxënësit, do t’i rregullojmë rrethojat e shkollës, rregullimin e kanalizimeve dhe përkrahim gratë dhe të rinjtë për punësim”, shkroi Tahiri.









