KFOR pret në takim kryediplomaten finlandeze, flasin për sigurinë dhe dialogun Kosovë-Serbi

Zëvendëskomandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Brigadier Gjeneral Cahit Irican, ka pritur sot në një vizitë zyrtare Ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Kryesuese në Detyrë e OSBE-së, Elina Valtonen, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.

Gjatë takimit u theksua angazhimi i vazhdueshëm i KFOR-it për sigurimin e sigurisë dhe stabilitetit për të gjitha komunitetet në të gjithë Kosovën, si dhe rëndësia e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Brigadier Gjeneral Cahit Irican vlerësoi profesionalizmin e personelit finlandez dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj misionit dhe paqes e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit