spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

“Asnjë dallim nga Hitleri”, Erdogan “shpërthen” ndaj Netanyahu-t: Do të ketë të njëjtin fund me liderin nazist!

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka ngritur tonin në skenën ndërkombëtare me deklarata të ashpra dhe të paprecedenta ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke e krahasuar haptazi me diktatorin nazist Adolf Hitler dhe duke e akuzuar për ideologji fashiste e gjenocidale.

“Netanyahu është praktikisht i lidhur ideologjikisht me Hitlerin. Ata që qeverisin Izraelin nuk janë gjë tjetër veçse një rrjet vrasësish që e kanë transformuar vizionin e tyre radikal në një ideologji fashiste”, deklaroi Erdogan për gazetarët pas kthimit nga Samiti Ndërkombëtar i Dohas, sipas agjencisë Anadolu.

Kjo deklaratë vjen në një moment kulmor tensionesh në Lindjen e Mesme, teksa lufta në Gaza vijon me intensitet, dhe me një fushatë të vazhdueshme ndërkombëtare ndaj politikave të Tel Avivit. Erdogan, i njohur për retorikën e tij të fortë dhe të drejtpërdrejtë, është një nga liderët e paktë të një shteti të madh që ka krahasuar publikisht politikat e Netanyahut me ato të nazizmit.

Presidenti turk vazhdoi me një paralelizëm historik mes Luftës së Dytë Botërore dhe luftës aktuale në Gaza, duke e cilësuar kryeministrin izraelit si një lider të verbuar nga pushteti dhe arroganca.

“Ashtu si Hitleri, i cili nuk ishte në gjendje të parashikonte humbjen që e priste për shkak të progresit të përkohshëm, Netanyahu do të pësojë të njëjtin fat. Unë besoj në këtë,” u shpreh Erdogan.

Këto deklarata kanë potencial të ndikojnë në raportet tashmë të tensionuara midis Ankarasë dhe Tel Avivit, të cilat janë përkeqësuar ndjeshëm pas fillimit të luftës në Gaza në tetor 2023. Turqia ka tërhequr ambasadorin e saj nga Izraeli dhe ka kërkuar hetim ndërkombëtar për krime lufte.

Përmes kësaj retorike të fortë, Erdogan duket se po pozicionohet si një lider i botës myslimane që sfidon hegjemoninë perëndimore në mbrojtjen e Izraelit. Duke përdorur simbolikën historike të fashizmit dhe nazizmit, ai synon të godasë moralin dhe legjitimitetin ndërkombëtar të qeverisë izraelite.

Turqia, si një aktor kyç në gjeopolitikën rajonale, po përpiqet të luajë një rol më të fuqishëm në formësimin e opinionit global për konfliktin izraelito-palestinez. Deklaratat e Erdoganit, ndonëse të debatueshme në mjedisin diplomatik perëndimor, gjejnë jehonë të fortë në pjesë të mëdha të botës arabe dhe myslimane.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit