Bajrami e quan Kurtin ‘kryepropagandues’: Për bujqësi mundesh me gënjy dikë që arat e lopët i sheh veç në filma vizatimor

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për propagandë në sektorin e bujqësisë, duke theksuar se mashtrimet e tij nuk kalojnë pa u vërejtur nga bujqit e ndershëm.

Bajrami kërkoi përgjigje nga Kurti pse për pesë vite nuk është hequr TVSH-ja për qumështin dhe produktet bazë, ashtu siç kishte premtuar.

”Kryeministri kujdestar i propoagandës mundet me gënjy për bujqësi dikë që arat e lopët i sheh veç në filma vizatimor, por jo edhe bujqit të cilët më shumë djersë e mund prodhojnë ushqimin të cilin ne konsumojmë çdo ditë. Shiheni si i përgjigjet postimit të tij një fermer si Sadush Kabashi. Kryepropaganduesi duhet t’iu tregojë qytetarëve pse që pesë vite nuk e ka hequr TVSH-në për qumshtin dhe gjithë produktet e shportës së konsumit bazë siç premtonte e mashtronte dikur!”, tha Bajrami.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit