Pak ditë më parë, në zemër të qytetit të vjetër të Vushtrrisë, profesori i historisë, dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Genc Prelvukaj është takuar me mikun dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, profesor Mentor Ferizin – një personalitet që për dy dekada ka dhënë kontribut të çmuar në sistemin arsimor të vendit.
Në një shkrim të tij, Prelvukaj thekson se çdo takim me profesor Ferizin shndërrohet në një shkëmbim idesh të thella mbi sfidat politike, shoqërore dhe zhvillimore, duke e pasuruar diskutimin me mendime dhe informata me vlerë.
“Me shokun Mentor ndajmë të njëjtën shtëpi politike – Partinë Demokratike të Kosovës, e cila në Vushtrri është shembull organizimi dhe alternativa më e mirë për të drejtuar sërish komunën. Ai, ashtu si unë, nuk bie në gjuhë fyese ndaj kundërshtarëve politikë, por ruan qasjen dhe shprehjen me maturi, sepse mbi të gjitha qëndron interesi për të ndërtuar një shoqëri të shëndoshë”, ka theksuar Prelvukaj.
Ky vlerësim i hapur për profesor Ferizin shihet si një dëshmi e respektit të ndërsjellë dhe e përkushtimit për të mbajtur debatin politik në nivel dinjitoz, duke vendosur mbi gjithçka interesin e qytetarëve të Vushtrrisë dhe zhvillimin e saj të qëndrueshëm.









