spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Avionë privatë shkelin hapësirën ku ndodhej Trump, F-16 në veprim; ç’ndodhi në fushën e golfit

Të paktën 6 avionë privatë kanë shkelur hapësirën ajrore në një pikë ku ndodhej Donald Trump, duke shkaktuar trazira në SHBA, dhe njëri prej tyre u interceptua menjëherë nga avionët luftarakë F-16.

Incidenti ndodhi të shtunën kur avionë privatë hynë në hapësirën ajrore të kufizuar mbi Bedminster, duke shkaktuar panik. Avionët luftarakë amerikanë u ngritën me një kod emergjence!

Sipas informacionit të cituar nga gazeta britanike Mirror, aeroplanët pushtuan hapësirën ajrore të kufizuar mbi Bedminster, Neë Jersey, ndërsa presidenti amerikan ishte në fushën e tij të golfit gjatë fundjavës.

Kjo çoi në aktivizimin e Komandës së Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut (NORAD), me avionë luftarakë që hetuan shkeljen.

Komandanti i NORAD-it, Gjenerali Gregory Guillot, bëri deklaratën e mëposhtme:

“Ne po tregojmë kujdes maksimal në zonat me kufizime të përkohshme të fluturimit për sigurinë e fluturimit, sigurinë kombëtare dhe sigurinë e presidentit. Ndërsa avionët F-16 u ngritën, njëri prej aeroplanëve u interceptua menjëherë dhe aeroplanët e tjerë u larguan nga zona”.

Shqetësime për sigurinë e presidentit

Incidenti ngriti shqetësime në lidhje me sigurinë kombëtare, si dhe sigurinë e Trump, pasi shkeljet ndodhën ndërsa ai ishte në klubin e tij të golfit.

Ka pasur shumë raste të ngjashme në muajt e fundit të avionëve që kanë ndërhyrë në hapësirën ajrore të kufizuar ku banonte Trump.

Sipas Forcave Ajrore Amerikane, të cilat kapën një nga avionët të dielën me avionë luftarakë F-16, në incidentin e fundit të gjithë avionët ishin të vegjël privatë që u devijuan nga Klubi Kombëtar i Golfit Trump në Bedminster.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit