Rubin për Rexhep Selimin: Është shumë e mundur që e kam takuar gjatë luftës

James Rubin, ish-ndihmëssekretar amerikan i shtetit, ka deklaruar se me shumë mundësi e ka takuar Rexhep Selimin gjatë periudhës së luftës në Kosovë, por që nuk i kujtohen gjithmonë emrat.

“Është shumë e mundur që po. Kam takuar shumë komandantë të UÇK-së gjatë viteve, por nuk më kujtohen gjithmonë emrat sepse kjo ka ndodhur para 25 vitesh”, ka thënë Rubin.

Ai ka shtuar se gjatë periudhës 1996-1998, për të cilën po kryhet hetimi nga prokurori James Pace, një ambasador ishte përgjegjës për kontaktet me UÇK-në.

Rubin ka treguar se personat e UÇK-së atëkohë shpesh quheshin “persona që bënin aktivitete terroriste”.

Ish-ndihmëssekretari amerikan ka theksuar se amerikanët nuk dëshironin t’i mbështesnin deri sa të kuptonin saktësisht rolin dhe qëllimet e tyre.

Ai shtoi se e kuptuan që UÇK-ja ishte në anën e engjëjve se nënshkruan marrëveshjen e paqes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit