Daut Haradinaj: Çlirimi i Kosovës erdhi nga sakrifica e UÇK-së dhe ndihma e Amerikës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka theksuar se çlirimi i vendit, përveç luftës vetëmohuese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), erdhi edhe falë Amerikës dhe aleatëve të saj.

Reagimi i Haradinajt erdhi pasi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur dëshminë dëshmitari i parë i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin.

“Koha po e dëshmon të vërtetën e pamohueshme, çlirimi i vendit tonë, përveç luftës vetëmohuese të UÇK-së, erdhi falë Amerikës dhe aleatëve të saj që na sollën këtë ditë. Mirënjohje e përjetshme për të gjitha gratë dhe burrat e aleancave tona të përjetshme, në krye me SHBA, që shërbyen në Kosovë dhe për Kosovën. Liri dhe drejtësi për çlirimtarët!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social “Facebook”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit