Kryetari aktual i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, po synon ta marrë edhe një mandat tjetër.
Nga fushata që po realizon, i është publikuar një video skandaloze.
Në pamje shihet se si vetë kryetari mundohet t’i tregojë fermerit se çka të flasë para kamerës.
Qytetarit fermer, përveç kryetarit, i del në ndihmë për fjalim edhe një gazetar.









