spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Dronët rusë mbi territorin e NATO-s, Britania e Madhe thërret ambasadorin rus

Ambasadori rus në Londër u thirr sot në Ministrinë e Jashtme me urdhër të Sekretares së Jashtme Britanike Yvette Cooper në lidhje me incidentin e fundit me depërtimin e dronëve në hapësirën ajrore të Polonisë.

Ai u thirr për të protestuar kundër “shkeljes së paprecedentë të hapësirës ajrore polake dhe të NATO-s”, që i atribuohet droneve të Moskës dhe inkursionit të mëvonshëm në Rumani.

Kjo u tha në një deklaratë ku përsëritej “dënimi i pakursyer i këtyre veprimeve të pamatura”. Cooper më pas vlerësoi reagimin kolektiv të NATO-s dhe vendosmërinë e aleatëve për të qëndruar krah Kievit.

“Rusia duhet t’i japë fund luftës së paligjshme në Ukrainë”, përfundoi deklarata.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit