spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

“NATO është në luftë me ne”/ Moska provokon Europën, kryen stërvitje ushtarake me Bjellorusinë

Kremlini ka pohuar se NATO po lufton kundër Rusisë përmes mbështetjes së saj të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për Ukrainën.

“NATO është de facto e përfshirë në këtë luftë”, u tha gazetarëve të hënën Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit, raporton The Guardian.

“NATO po ofron mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë regjimit të Kievit. Mund të thuhet me siguri absolute se NATO po lufton kundër Rusisë.”, shtoi ai.

Kjo vjen ndërsa Rusia shkeli hapësirën ajrore të një vendi tjetër të NATO-s, Rumanisë, në orët e para të mëngjesit të së dielës. Ministria rumune e mbrojtjes ngriti në ajër dy avionë F-16 për të rrëzuar një dron rus në hapësirën e saj ajrore, vetëm disa ditë pasi Polonia konfirmoi një ndërhyrje nga të paktën 19 dronë rusë.

Ambasadori rus në Bukuresht u thirr për të protestuar kundër “shkeljes së sovranitetit të Rumanisë”, tha ministrja e jashtme rumune Oana Toiu.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se një dron rus udhëtoi rreth 10 kilometra në territorin rumun dhe operoi në hapësirën ajrore të NATO-s për rreth 50 minuta përpara se të nisej drejt Ukrainës.

Ai paralajmëroi se incidenti ishte “një zgjerim i dukshëm” i luftës së Rusisë përtej kufijve të Ukrainës dhe bëri thirrje edhe një herë për sanksione më të ashpra kundër Moskës.

Ndërkohë ushtarakët amerikanë ka vëzhguar stërvitje të përbashkëta lufte midis Rusisë dhe Bjellorusisë të hënën.

Ky lajm u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes i Bjellorusisë, Viktor Khrenin që u tha se mund të shqyrtonin “çdo gjë që është me interes për ta”, citon Reuters.

Rusia dhe Bjellorusia filluan stërvitjen “Zapad-2025” në fushat e stërvitjes në të dy vendet të premten në një kohë tensionesh të larta me NATO-n, dy ditë pasi Polonia rrëzoi dronë rusë që kaluan në hapësirën e saj ajrore.

Pjesëmarrja e amerikanëve në një fushë stërvitjeje në Bjellorusi u paraqit nga ministria e mbrojtjes e vendit si një surprizë.

“Kush do ta kishte menduar se si do të fillonte mëngjesi i një dite tjetër të stërvitjes Zapad-2025?” tha ajo në një deklaratë duke vënë në dukje praninë e tyre midis përfaqësuesve nga 23 vende, përfshirë dy shtete të tjera anëtare të NATO-s – Turqia dhe Hungaria.

Ministria publikoi një video që tregon dy oficerë amerikanë të uniformuar duke falënderuar Khrenin për ftesën dhe duke i shtrënguar dorën.

“Ne do të tregojmë çfarëdo që është me interes për ju. Çfarëdo që të dëshironi. Mund të shkoni atje dhe të shihni, të flisni me njerëz”, u tha ministri amerikanëve, të cilët nuk pranuan të flisnin me gazetarët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit