spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Nga Stambolli në Berlin, një turk zgjidhet në krye të shërbimit sekret gjerman

Sinan Selen, i lindur në Turqi, do të bëhet kreu i agjencisë së kundërzbulimit të Gjermanisë, pasi hoqi dorë nga shtetësia turke disa vite më parë, shkruan gazeta Bild, duke cituar anëtarë të Bundestagut nga partitë e koalicionit qeverisës.

Sinan Selen u lind më 1972 në Stamboll.

Ai erdhi në Köln të Gjermanisë në moshën katërvjeçare; prindërit e tij ishin gazetarë dhe punonin për Deutsche Welle. Kur e la Turqinë, ai nuk fliste asnjë fjalë gjermanisht.

Sonte mediat gjermane njoftuan se juristi Sinan Selen do të jetë shefi i ri i shërbimit të brendshëm sekret të Gjermanisë (ose siç quhet zyrtarisht: Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës).

Ky shërbim nuk duhet të ngatërrohet me BND-në, i cili është shërbim sekret për botën e jashtme.

Me këtë emërim, në Gjermani për herë të parë një person me origjinë të huaj merr një post kyç në strukturat më të rëndësishme të sigurisë.

Selen ka punuar shumë vite në ekonominë private dhe në institucione gjermane të mbrojtjes së ligjit. Nga ekspertët e sigurisë Selen vlerësohet si njëri nga hetuesit më të aftë gjermanë kundër terrorit. Deri më tani ai ka qenë zëvendësdrejtor i shërbimit të brendshëm sekret të Gjermanisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit