Arian Tahiri ia përmend Faton Pecit grantet me nga 100 mijë euro për familjarët e Fitore Pacollit: Ti je sinonim i skandaleve e korrupsionit

Kandidatët për kryetarë të Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri nga PDK dhe Faton Peci nga VV janë përballur sot me një debat shumë të ashpër mes tyre.

Tahiri dhe Peci kanë treguar se çka do të bëhet në mandatin e tyre 4 vjeçar nëse e fitojnë atë, por kjo nuk ishte e tëra.

Arian Tahiri ia ka përmendur Pecit edhe skandalet e tij që ishin raportuar në media, e që flitet për disa grante në vlerë prej 100 mijë eurove, të cilat i kanë përfituar familjarët e deputetes së VV-së, Fitore Pacollit.

“Ti je sinonim i skandaleve e korrupsionit”, i është drejtuar Tahiri Pecit, ndërsa ky i fundit e mohonte atë.

“Unë nuk jam hajn”, ka thënë Peci.

Arian Tahiri për disa herë me radhë e pyeti Pecin se çka kishte bërë i njëjti për Mitrovicën, për çka tha Peci se ishte ministër i Kosovës dhe jo vetëm i Mitrovicës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit