spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

“Serbi-Shqipëri, pa tifozë”/ “Shpërthejnë” mediat opozitare në Beograd: Gjithçka e palnifikuar nga Vuçiq!

Ndërsa pritet vendimi i UEFA-s pas incidenteve të shumta në ndeshjen e eliminatoreve të Botërorit 2026 mes Serbisë dhe Anglisë, teoritë e konspiracionit kanë filluar të qarkullojnë me shpejtësi në Beograd. Të vërteta apo të sajuara, këto akuza po ndezin debate të ashpra politike, ku mediat opozitare nuk kursejnë asnjë goditje ndaj njerëzve të ngushtë të presidentit Aleksandër Vuçiç.

Sipas një raporti ekskluziv të transmetuar nga televizioni rajonal N1, i cili u mbështet edhe nga media sportive “Sport Klub”, një tifoz anonim u paraqit në redaksinë e N1-së duke deklaruar se kishte dëgjuar një bisedë të dyshimtë. Sipas tij, në stadiumin “Rajko Mitiç” të Beogradit, ku Serbia u mund 0-5 nga Anglia më 9 shtator, duhej të ishin të pranishëm rreth 1.000 tifozë proqeveritarë. Misioni i tyre? Të ndërhynin menjëherë nëse do të fillonin korret antiqeveritare, të njohura në Serbi si “pumpanje”.

Qëllimi i supozuar: Të krijoheshin trazira artificiale, që të çonte në një ndëshkim nga UEFA, duke bërë që ndeshja e ardhshme kundër Shqipërisë të lujtej pa tifozë. Ndeshja me Anglinë ishte një kaos i vërtetë në tribunat. Një pjesë e madhe e publikut filloi thirrje antiqeveritare, çka çoi në ndërhyrjen e disa huliganëve, të cilët opozita serbe i quan “batinashë” (një term për forca të paguara nga regjimi).

Policia serbe thuajse nuk ndërhyri, duke lënë situatën të escalojë në përleshje fizike, ku madje u raportuan fëmijë të tërhequr nga turma nga forcat e rendit. Ndeshja u ndërpre disa herë: një herë për shkak të një lazeri të drejtuar drejt lojtarit anglez Ezri Konsa, herë të tjera për thirrje nacionaliste, simbole të ndaluara dhe tensione politike.

Të paktën 15% e stadiumit ishte i mbyllur për tifozët serbë si ndëshkim për incidente raciste në një ndeshje të mëparshme kundër Andorrës.Menjëherë pas humbjes së thellë me Anglinë, ku Anglia shënoi gola nga Harry Kane, Noni Madueke, Ezri Konsa, Marc Guehi dhe Marcus Rashford. F

ederata Serbe e Futbollit (FSS), e drejtuar nga legjenda Dragan Xhajic, kërkoi zyrtarisht që ndeshja e radhës kundër Shqipërisë, e parashikuar për 11 tetorin në Beograd, të zhvendosej në stadiumin e vogël të Leskovacit. Ky stadium, i rinovuar kohët e fundit, ka kapacitet të kufizuar dhe është përdorur më parë për sfida kundër Zvicrës, Danimarkës apo Andorrës.

Kërkesa vjen në një moment tensioni të lartë, duke qenë se ndeshja Serbia-Shqipëri historikisht është e mbushur me rivalitet dhe incidente, siç ndodhi në 2014 kur droni me flamur shqiptar çoi në anulimin e ndeshjes.

Presidenti Vuçiç nuk e fsheh zemërimin e tij. Disa muaj më parë, ai kritikoi ashpër Federatën kur kjo e fundit u kërkoi UEFA-s që duellet me Anglinë dhe Shqipërinë të luftoheshin pikërisht në “Rajko Mitiç” të Beogradit. Vuçiç akuzoi se FSS u “dorëzua” para presionit anglez dhe nuk dëshironte ndeshjet në kryeqytet për shkak të protestave të mëdha antiqeveritare që vazhdojnë prej muajsh.

Tashmë është pothuajse e sigurt që përballja e 11 tetorit kundër kuqezinjve do të zhvillohet në Leskovac, ndërsa bota e futbollit pret me ankth vendimin e UEFA-s për ndëshkime të mundshme. Nëse konfirmohet një plan për trazira të orkestruara, kjo do të ishte një goditje e rëndë për imazhin e Serbisë, veçanërisht në një betejë politike ku sporti nuk kursehet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit