Sulmuesit i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, është enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen e skuadrave në Bundesliga I.
Futbollisti nga Kosova sot shënoi dy gola në Bundesligë, kësaj radhe kundër Union Berlinit.
Hoffenheimi ka triumfuar me rezultat 4:2 në konak të Union Berlinit.
Në fund të pjesë së parë Asllani shpërtheu me gol duke ngritur në këmbë tifozët gjermanë.
Edhe në minutën e 52-të realizoi për 1:3.
Kramariç (45+1’ – nga penalltia), Asllani (45+2’ e 52’) e Lemperle (82’), – shënuan për Hoffenheimin, në ndeshjen e javës së tretë.
Ansah (49’) e Rothe (71’) realizuan për vendasit.
Ky është goli i tretë i Asllanit në kampionatin gjerman.
Asllani është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 57-të dhe u zëvendësua në atë të 66-tën.
Hoffenheim është në vend të gjashtë me 6 pikë e Union Berlini renditet në të 13-tin me 3 sosh.








