spot_img
spot_img
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

FBI ofron deri në 100 mijë dollarë shpërblim për informacion mbi vrasjen e Charlie Kirk

FBI po ofron një shpërblim deri në 100,000 dollarë për informacion që çon në identifikimin dhe arrestimin e individit apo individëve përgjegjës për vrasjen e Charlie Kirk, aleat i ngushtë i presidentit Donald Trump.

Përmes një postimi në platformën X, FBI ka ndarë edhe linkun zyrtar ku qytetarët mund të dërgojnë informacione, foto apo video që mund të ndihmojnë në hetime.

“FBI-ja po ofron një shpërblim deri në 100,000 dollarë për informacion që çon në identifikimin dhe arrestimin e individit/ëve përgjegjës për vrasjen e Charlie Kirk më 10 shtator 2025, në Universitetin Utah Valley në Orem, Utah. Kontaktoni 1-800-CALL-FBI dhe dërgoni foto dhe video te fbi.gov/utahvalleyshooting“, thuhet në njoftimin zyrtar të FBI-së.

Charlie Kirk u vra me një të shtënë të vetme, gjatë një tubimi në Universitetin Utah Valley. Autori i dyshuar, që besohet se veproi i vetëm, është ende në arrati, ndërsa FBI ka publikuar fotografitë e tij, duke kërkuar ndihmën e publikut për identifikim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit