“Ku të zë, ka me të vra”/ Gani Geci publikon mesazhin kërcënues ndaj tij, përmend Albin Kurtin: Të kërkojë falje publike!

Ish-deputeti Gani Geci ka reaguar publikisht në Facebook, duke bërë të ditur se ka marrë një mesazh kërcënues. Ai thotë se pardje është paraqitur në stacionin policor në Mitrovicë për të raportuar rastin.

Sipas Gecit, mesazhi që i ka ardhur ishte me përmbajtje të qartë kërcënuese: “Ku tza Kamet vra h..a”.

Ai kujton se që nga viti 2024, pas një postimi të kryeministrit Albin Kurti në Facebook, ndaj tij kanë filluar të shtohen mesazhet kërcënuese dhe denigruese, pas një periudhe qetësie që nga rasti i njohur me Hashim Thaçin.

“Pas shkrimit nxitës të Albin Kurtit, kanë filluar prapë mesazhe kërcënuese kundër meje. Ftoj prokurorin dhe hetuesin ta zbulojnë autorin e këtij mesazhi kërcënues. Ftoj Albin Kurtin ta fshijë postimin e tij të vitit 2024 në Facebook-un e tij dhe të kërkojë falje publike”, ka shkruar Geci.

Ai ka shtuar se, sipas tij, autori i mesazhit i takon të majtës social-komuniste, por se i mbetet organeve të drejtësisë të përcaktojnë nëse kërcënimi ka ardhur nga simpatizantë të LVV-së apo PDK-së.

Shkrimi i plotë:

Të dashur miq,

Pardje isha në stacionin policor në Mitrovicë për të raportuar një kanosje me një mesazh qe më ka ardhur në mengjerin tim privat përmes rrjetit social Instagram.

“Ku tza Kamet vra h..a”

Që nga viti 2024, pas një shkrimi të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, në faqen e tij në Facebook, më janë shtuar mesazhet kërcënuese dhe denigruese, pas një pauze të mesazheve që nga kërkimi faljes së Hashim Polarit e këndej.

Pas shkrimit nxitës të Albin Kurtit, kanë filluar prapë mesazhe kërcënuese kundër meje.

Ftoj prokurorin dhe hetuesin ta zbulojnë autorin e këtij mesazhi kërcënues.

Ftoj Albin Kurtin ta fshijë postimin e tij të vitit 2024 në Facebook-un e tij dhe të kërkojë falje publike, sepse shkrimet e tilla janë vazhdimësi e rrugës së Hashim Polarit.

Tani, kërcënuesi sigurisht është nga e majta social komuniste, por mbetet të vërtetohet nga prokuroria dhe gjykata se nga cila e majtë ka ardhur kërcënimi – nga LVV apo nga PDK.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit