spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Presidenti i FFK-së takohet në Tiranë me dy legjendat e futbollit dhe ambasadorë të UEFA-s, Aljoša Asanović dhe Luís Figo

Presidenti i Federatës të Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka bërë të ditur se sot gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka takuar dy legjenda të futbollit dhe ambasadorë të UEFA-s, Aljoša Asanović dhe Luís Figo.

Teksa u shpreh i lumtur për këtë takim tha se takime të tilla miqësore me legjendat e futbollit janë gjithmonë një rikujtim i gjurmëve të pashlyeshme që ata kanë lënë në historinë e futbollit.

“Sot në Tiranë, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pata kënaqësinë të takoj dy legjenda të futbollit dhe ambasadorë të UEFA-s, Aljoša Asanović dhe Luís Figo . Takime të tilla miqësore me legjendat e futbollit janë gjithmonë një rikujtim i gjurmëve të pashlyeshme që ata kanë lënë në historinë e futbollit”, shkroi Ademi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit