Përfaqësuesja e Serbisë nuk ishte në gjendje të tregonte asgjë kundër Anglisë në Beograd. Të besuarit e Dragan Stajkoviç iu “nënshtruan” ishullorëve me rezultatin “dërrmues” 0-5.
Pas kësaj disfate, mediat serbe i ka kapur tmerri për ndeshjen me Shqipërinë, e cila do të zhvillohet në datën 11 tetor në Beograd. “Shqiptarët na bënë ferrin. Do te ketë një luftë të madhe midis Serbisë dhe Shqipërisë për vendin e 2-të që të çon në raundin ‘play-off’”, shkruan “Kurir”.
Shqipëria e Silvinjos mban vendin e 2 në Grupin K me 8 pikë, 1 më shumë se Serbia me 7 të tilla, por me ndryshimin se Vlahoviç me shokë kanë një ndeshje më pak.








