Suedezët dot nuk e përtypin humbjen në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Kombëtarja e Kosovës i ka shkaktuar humbje me rezultat 2:0 Suedisë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Griupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
“Suedia po eliminohet pas katastrofës në Kosovë! në kualifikueset të Kupës së Botës”, shkruan media suedeze “sportbladet”
“Suedia është shumë e dobët në mbrojtje. Nuk mund të hysh brenda me kaq shumë lojtarë kur nuk mund ta fitosh topin”, – thotë eksperti i “Radiosporten”, Johan Elmander.Suedia tani ka vetëm një pikë në dy ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës.
Gazetari i Sportbladet, Simon Bank, ka shkruar se me këtë humbje Suedia ka humbur dinjitetin.
“Pas kësaj mbrëmjeje në Prishtinë, nuk do të flasim më për Kupën e Botës.
Do të flasim për baziken, si të luajmë futboll në përgjithësi.
Të humbësh ndeshjet është një gjë.
Të humbësh dinjitetin sikur tani është diçka krejt ndryshe”, ka shkruar Bank









