Lamine Yamal gjen dy asiste por humbet pasaportën. Do të ishte kjo thashethemi i fundit nga mediat turke. Pas ndeshjes së vlefshme për grupin E të kualifikimeve për Botëror, e përfunduar 6 me 0 në favor të furive të kuqe, sulmuesi spanjoll do të kishte humbur dokumentin pak para se të hipte në autobus.
Në videon, e publikuar në rrjetet sociale nga programi turk Beyaz Futbol, 18-vjeçari duket sikur dëshpërohet, më pas kërkon në valixhe dhe në fund kthehet përsëri drejt dhomës së zhveshjes.
Episodi në Instagram u bë menjëherë viral me 237 mijë shikime, në komente tifozët turq bëjnë shaka dhe e marrin nëpër këmbë futbollistin duke thënë: “Provo t’ia kërkosh Arda Guler, ta ka vjedhur ai”, duke iu referuar rivalitetit me talentin turk në pronësi të Real Madridit.
Federata spanjolle dhe vetë futbollisti nuk e kanë konfirmuar atë që ka ndodhur, por Yamal është parë të hipë sërish në autobus dhe të largohet me skuadrën.








