spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Selektori i Suedisë me fjalë befasuese për Kosovën, kështu e sheh 

Selektori i Suedisë Jon Dahl Tomasson, është deklaruar para mediave, përpara ndeshjes së nesërme kundër Kosovës.

Tomasson tha se e ka analizuar lojën që bëjnë djelmoshat e “Dardanëve” dhe se e vlerëson lart atë.

“Kosova ka futboll të mirë. E do futbollin, e njeh mirë futbollin! Luan me pasime të shkurtra.

Kemi luajtur me të në Ligën e Kombeve dhe kemi pas rezultat të ngushtë.

Jemi të interesuar të marrim fitore” u shpreh ai.

Gjatë konferencës, Tomasson u shoqërua nga mbrojtësi Isak Hien, i cili u shpreh po ashtu optimist për ndeshjen e nesërme.

Ndeshja e vlefshme për kualifikimet në Botërorin 2026 e sjell Suedinë me një barazim të rrëmbyer nga Sllovenia, teksa Kosovën e gjen me një disfatë të thellë prej 4:0 nga Zvicra.

Ndeshja e nesërme zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, prej orës 20:45.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit