Finlanda në festë, nokauton Serbinë nga Kampionati Evropian në basketboll.
Finlandezët me zemër të madhe e mposhtin Serbinë me rezultat 92:86 (28:24, 16:24, 26:18, 24:20), në të tetën e finales së EuroBasket 2025.
Në një atmosferë të bukur sportive në Riga të Letonisë, u zhvillua ndeshje e fortë deri në të qindtat e fundit të sekondës.
Basketbollisti nga Kosova, Edon Maxhuni, është paraqitur 11 minutën e 33 sekonda në triumfin e madh të Finlandës.
Maxhuni i kishte tri pikë e dy kërcime.
Çereku i parë i takoi kombëtares së Finlandës, e cila e mbylli me 4 pikë epërsi (28:24).
Në çerekun e dytë nuk i shkoi ashtu si duhet duke kaluar në epërsi rivali (44:48).
Në çerekun e tretë finlandezët dëshmuan lojë shumë të mirë duke e përmbysur epërsinë e serbëve.
Në minutën e 30-të rezultati shënonte në semafor 68:66 në të mirë të Finlandës.
Në minutën e 36-të finlandezët ishin baras (77:77) me serbët.
Finlanda kaloi me katër pikë epërsi (82;78) ndaj Serbisë në minutën e 38-të.
Finlanda ngadhënjeu me rezultat 92:86 ndaj serbëve.
Basketbollisti Lauri Markkanen është më efikasi te finlandezët, me gjithsej 29 pikë.








