Detaje të reja nga vrasja në Podujevë – Viktima qëllohet për vdekje brenda veturës

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se policia është njoftuar për të shtëna në këtë fshat dhe ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 19:30 jemi informuar për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Me të arritur në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë hasur në një burrë pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndërkohë, burime të Insajderit bëjnë të ditur se i dyshuari për këtë vrasje është Arbër Havolli. Sipas të njëjtave burime, viktima dhe autori kanë qenë brenda të njëjtës veturë në momentin kur ka ndodhur ngjarja fatale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit