Aludohet se është në një lidhje me marokenin e kërkuar nga DEA, Suada Sherifi: Jam një grua e lirë

Ish-bashkëshortja e Eldi Dizdarit, (trafikant i njohur i lëndëve narkotike), njëkohësisht ish-Miss, Suada Sherifi, u përfol pak ditë më parë se është e lidhur me një milioner me kombësi marokene dhe të kërkuar nga DEA amerikane.

Në një reagim për Versus.al, ajo thekson se është “një grua e lirë, që jeton sipas të vërtetës së saj, dhe se lajmet që e përfshijnë në kontekste të fabrikuara nuk pasqyrojnë realitetin”.

Ajo sqaron gjithashtu se nuk ka asnjë marrëdhënie me Moodsin, influencerin dhe një nga miqtë e saj më të mirë, dhe se përpjekja për ta lidhur figurën e saj me të është qëllimisht për të dëmtuar imazhin e saj si grua.

Mesazhi i plotë i Suada Sherifit:

Unë jam një grua e lirë. E lirë të jetoj sipas të vërtetës time. E lirë nga pazaret, nga shpifjet dhe nga presioni i portaleve. Ju mund të shpikni, mund të më etiketoni mund të më vini në tituj – por lirinë time nuk e prekni dot.. Unë nuk jam mardhënie me Moodsin i cili është influencer dhe nja nga miqtë e mi më mirë .. dhe ju e bëni qëllimisht për të denigruar figurën time si femër. Një person i kërkuar nga Dea amerikane nuk besoj se ka jetë për të jetuar apo mood për të dashuruar dike. Nuk e di sesi është krijuar një fantazi e tillë, por ju s’keni asnjë të drejtë të shisni tituj të tillë, të shëmtuar, të paketuara si lajme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit