Liverpuli duket skuadra e vetme e cila mund të rivalizojë me Realin e Madridit në Champions League këtë sezon.
“Të kuqtë” kanë bërë një revolucion thuajse total të ekipit. Trajneri Arne Slot ka ndryshuar ofensivën duke transferuar yje si Aleksandër Isak (Njukasëll) për 144 milionë euro, Florian Uirc (Bajer Leverkusen) për 125 milionë euro dhe Hugo Ekitike (Ajntraht Frankfurt) për 95 milionë euro.
Reali i Madridit, nga ana tjetër, është mjaftuar me rinovimin e mbrojtjes dhe me afrimin e talentit Mastantuono.
Liverpuli nuk është ndalur me kaq, sepse ka afruar edhe lojtarë si Milos Kerkez (Bërnmuth) për 46.9 milionë euro, Zheremi Frimpong (Bajer Leverkusen) për 40 milionë euro dhe Xhovani Leoni (Parma) për 31 milionë euro.
Një tjetër skuadër që mund të ketë sukses në Champions League këtë sezon pritet të jetë Arsenali, gjithashtu me shumë merkato të fortë gjatë kësaj vere. Sigurisht, nuk mund të harrohen edhe emra big si PSG, Bajern dhe Barcelona.






