Pse mungoi Edon Zhegrova në dasmën e vëllait?

Sot në mëngjes u bë zyrtar kalimi i futbollistit të njohur kosovar Edon Zhegrova në skuadrën italiane Juventus, në një marrëveshje me vlerë disa milionëshe. Por festa në familjen Zhegrova nisi që mbrëmë, me një tjetër ngjarje të veçantë – dasmën e vëllait të Edonit, Erblinit.

Ceremonia u mbajt te GrandEvents, ku familjarët dhe miqtë festuan dyfish, edhe pse me një mungesë të ndjeshme – atë të vetë Edonit.

Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, aktori Vedat Bajrami, mik i afërt i Zhegrovës, dha detaje për mungesën e tij:

“Shkaku i transferit, data e fundit e futbollit u realizua me sukses. Edoni ju ka bërë të fala shumë. Besoni që ia kena siguru edhe aeroplanin privat me ardhë sot, por nuk pat mundësi për arsye të kontrolleve mjekësore dhe rregullores së FIFA-s. Urime edhe një herë Edonit, fratello mios,” – u shpreh Vedati.

Ai nuk harroi të shtonte një dozë humori në urimin e tij për çiftin e sapomartuar:

“U bëftë një mëhallë, ose një Kombëtare e Kosovës.”

Zhegrova pritet të prezantohet së shpejti si lojtari më i ri i Juventusit, ndërsa tifozët e skuadrës italiane dhe ata shqiptarë kanë nisur që tani të festojnë transferimin e madh të yllit të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit