spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Humbi 51 kile pa vajtur fare në palestër, australiania: Si fillim, hoqa dorë nga puna stresuese

Kur Kayleen pa një ditë veten në fotografi, kuptoi se duhej patjetër të humbiste peshë, pasi nuk po e njihte më personin që po shihte.

Shitësja, e cila është nga Australia Jugore, po shikonte fotot e dasmës së saj kur vendosi që të bënte ndryshimin e rëndësishëm.

“Në përvjetorin tim të parë të martesës, po shikoja fotografitë dhe u ndjeva shumë e neveritur me veten. Pyeta veten se pse im shoq do të donte të martohej me mua. Po diskutonim për krijimin e një familjeje dhe e dija që kjo nuk ishte mënyra se si doja ta bëja. Doja të isha një model i mirë për fëmijët tanë të ardhshëm. Ishte koha për të ndryshuar”, tha Kayleen për “Daily Mail”,

‘Momenti i saj i së vërtetës’ erdhi disa muaj pasi ajo la punën jashtëzakonisht stresuese, në fillim të vitit 2020. Ky ishte një vendim që më në fund i dha asaj vendosmërinë për të ndryshuar jetën.

“Isha në një punë shumë kërkuese, që më çoi në një gjendje depresioni. Puna më shkaktonte stres. Pasi ika nga aty, pata kohë që të përqëndrohesha te vetja. Fokusi im kryesor ishte që të rifitoja lumturinë time”, tha ajo.

Çuditërisht, Kayleen arriti që të humbte 51 kilogramë për vetëm 54 javë. E gjithë kjo krejt natyrshëm, pa shkuar madje asnjë ditë në palestër.

“Gjithmonë kam qenë mbipeshë, që kur isha fëmijë, gjithmonë kam qenë ‘fëmija i shëndoshë. Hanim shumë perime, por edhe ushqime të shpejta dhe sasia ishte shumë e madhe”, kujton ajo, duke shtuar se teksa rritej, asnjëherë nuk u përqëndrua që të bënte diçka për veten.

“Gjithmonë kujdesesha për të tjerët. Isha shumë e lodhur gjatë gjithë kohës dhe nuk mendoja të ushqehesha shëndetshëm. Blija drekën pothuajse çdo ditë në punë. Gjithashtu konsumoja çokollatë, patate të skuqura, pije energjike dhe kafe të ftohta”, ka zbuluar Kayleen.

Ajo ka shtuar se ka provuar shumë dieta, por asgjë nuk i ka funksionuar:

“Kam pasur vështirësi të di se çfarë të ha shëndetshëm. Kam provuar të humb peshë vetëm për pamjen time. Por herën e fundit vendosa që duhej ta bëja për shëndetin tim”.

Kayleen zbuloi Dietën Totale të Mirëqenies, CSIRO. Ajo kishte vënë re humbjen prej 100 kilogramë të një burri në programin e formuluar shkencërisht për humbje peshe gjatë një segmenti televiziv.

“Edhe vëllai im e kishte provuar dhe e dija që funksiononte”, tha ajo, e cila më pas shtoi:

“Pasi bisedova me vëllain rreth asaj se si funksiononte, më dukej si diçka që do të ishte efektive dhe e qëndrueshme për mua. Edhe nëna ime që atëherë është përfshirë në program dhe ka humbur peshë – është vërtet një çështje familjare”.

E zhvilluar nga shkencëtarët në agjencinë kombëtare të shkencës të Australisë, dieta përqendrohet në një plan vaktesh me proteina më të larta, i projektuar për t’ju ndihmuar të humbni kilogramë duke zvogëluar dëshirën për ushqim dhe duke ju bërë të ndiheni të ngopur për më gjatë.

“Mësova se çfarë të ha për një dietë të ekuilibruar. Në vend të një “zgjidhjeje të shpejtë”, po fitoja njohuri për të jetuar më shëndetshëm”, tha ajo, duke shtuar:

“Gjithashtu humba peshë shpejt sapo fillova, kjo më dha një shtysë motivimi për të vazhduar dhe për të qenë e qëndrueshme”.

Pas 54 javësh, Kayleen humbi më shumë se 50 kg.

“Unë u përkushtova vërtet ndryshimeve që duhej të bëja dhe mendoj se kjo bëri një ndryshim të madh”, tha ajo.

“Ushtrimet fizike nuk ishin një pjesë e madhe e udhëtimit tim për humbje peshe. Në të vërtetë, përqendrohesha vetëm tek ajo që haja. Këto ditë, dal herë pas here për shëtitje, por është fëmija im i vogël që më mban vërtet aktive. Marrëdhënia ime me ushqimin tani është shumë e ekuilibruar dhe e organizuar.

Unë planifikoj vaktet për javën, dhe nëse dal për drekë ose darkë, mendoj vetëm për atë që mund të ha, në mënyrë që ta përshtat pjesën tjetër të ditës sime në përputhje me rrethanat”, ka zbuluar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit