spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

UEFA duhet të ndërhyjë urgjentisht me rregulla të reja, Premier Liga shumë shpejt do të shkatërrojë futbollin europian

Premier Liga vazhdon të dëshmojë se është liga më e fuqishme në botën e futbollit, jo vetëm në aspektin sportiv, por mbi të gjitha në fuqinë financiare që posedon. Rasti i transferimit të Uoltmejd është shembulli më i fundit që e thekson këtë dominim.

Bajerni i Mynihut kishte dy muaj që negocionte me Shtutgartin, por në fund Njukasëlli arriti ta mbyllë marrëveshjen për plot 90 milionë euro, të paktën 20 milionë më shumë nga ajo që kërkonte klubi gjerman nga bavarezët. Ky është një tregues i qartë se klubet angleze operojnë në një tjetër realitet ekonomik.

Kjo pabarazi financiare i jep klubeve angleze një avantazh të konsiderueshëm në merkato dhe në ndërtimin e skuadrave konkurruese, duke thelluar hendekun me ligat e tjera si Bundesliga, La Liga apo Seria A.

Teksa ekipet angleze kanë luksin të paguajnë çmime të fryra dhe të tërheqin lojtarët më të mirë, klubet e tjera europiane detyrohen të jenë më të kujdesshme, duke humbur shpesh yjet e tyre përballë ofertave marramendëse nga Anglia.

Megjithatë, lind pyetja nëse kjo dominancë e Premier Ligës i bën mirë futbollit europian në tërësi. Në afat të shkurtër, mund të duket si një motor që rrit vlerën e tregut dhe krijon spektakël, por në një perspektivë afatgjatë, kjo pabarazi mund të dëmtojë konkurrencën reale mes klubeve në Evropë.

Nëse vetëm klubet angleze kanë mundësi reale për të ndërtuar super-skuadra, atëherë Liga e Kampionëve dhe kompeticionet e tjera rrezikojnë të humbasin balancën sportive që i bën tërheqëse. Për të ruajtur ekuilibrin, mund të kërkohet ndërhyrja e UEFA-s me rregulla më të rrepta financiare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit