Një “Përputhen” ndryshe/ Neda Balluku kryeredaktore, Megi Pojani autore dhe moderatore; kush janë dy opinionistët e ri

Sezoni i ri i ‘Përputhen’ po ‘troket’ dhe lajmi se kësaj radhe nuk do ketë limit moshe, mori ‘dhenë’ e u shpërnda në kohë rekord.

Por përveç kësaj risie në format, ka ndryshime edhe në staf, pra tek ata që punojnë për ta realizuar. Si fillim moderatorja Megi Pojani ‘ka marrë frenat’ në dorë dhe do të bëjë edhe autoren e shfaqjes reality.

Neda Balluku, deri vonë opinioniste, tanimë do të jetë kryeredaktore dhe risia e vërtetë janë opinionistët e rinj.

Në këto karrige do ulen: aktori Laert Vasili dhe blogerja Arba Gramo.

Laerti është i njohur për kulturën që ka, temperamentin impulsive, por edhe batutat hera herës. Ndërsa Arba ka një background të mirë përsa i përket mendimeve që ka dhënë hera herës, e ftuar në panele të ndryshme. Nuk mbetet gjë tjetër, vetëm të rehatohemi në kolltukun e shtëpisë dhe të ndjekim shfaqjen…!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit