Sara Hoxha postoi në Instagram një foto ku në trupin e saj kishte vendosur një iriq deti, duke shkruar: “E kam gjetur truprojen e Nemo-s”.
Mirëpo, imazhi i shkrepur nga lart nuk të jepte përshtypjen se ishte iriq deti dhe kjo duket të ketë qenë arsyeja që fotografia u bë virale.
Në më pak se tri ditë, ajo ka regjistruar 5.7 milionë shikime, e duke e ndarë këtë story-n e saj, Sara ka shkruar: “Mirëmëngjes. Çfarë po ndodh këtu? Dua ta di dhe unë”.

Nuk i munguan përgjigjet: “Duket si qime barku në pamje të parë, kjo është arsyeja”, shkruhej në njërin prej tyre, teksa tjetri shtoi: “Kanë se menduar se është lesh kërthize”.
Për ta sqaruar dhe njëherë këtë fotografi Sara i ftoi ndjekësit ta rishikojnë me kujdes: “Zmadhojeni për të parë një iriq deti”, ndërsa në një story tjetër nxorri vetëm pamjen e iriqit duke e kthyer në det.











