Anais Nin, shkrimtarja e njohur për ditarët dhe romanet e saj, fshehu një sekret të jashtëzakonshëm. Për më shumë se 20 vjet, ajo mbajti dy martesa njëkohësisht: një në Nju Jork dhe tjetrën në Los Anxhelos, pa e ditur burrat e saj për ekzistencën e njëri-tjetrit.
Në vitin 1923, Anais u martua në Paris me Hugh Parker Guiler, një bankier i respektuar. Ai i dha asaj sigurinë financiare për të shkruar dhe udhëtuar. Për dekada, Hugh besonte se ishte qendra e botës së saj, pa dyshuar kurrë për jetën paralele që ajo do të ndërtonte.

Në vitet ’40, Anais nisi një jetë tjetër. Në bregun tjetër të Amerikës ajo njohu Rupert Pole, një aktor ish-student, 16 vite më i ri. Me të ajo ndjeu rilindje dhe në vitin 1955 u martua në Arizona, pa u divorcuar kurrë nga burr ii saj i parë. Ai ishte bashkëshorti numër dy.

Për më shumë se dy dekada, Anais udhëtonte mes burrave, qyteteve dhe identiteve. Në Nju Jork e priste Hugh, në Los Anxhelos Rupert. Ajo mbante apartamente, telefona dhe udhëtime të veçanta, duke bërë secilin burrë të mendonte se ishte i vetmi për të. Asnjëri nuk zbuloi sekretin….
Biografët e quajnë këtë histori ‘bigamia bregdetare’, një eksperiment i guximshëm mbi dashurinë dhe identitetin. Për shumë kënd, ishte një skandal, por për Anais ishte një mënyrë për të mos zgjedhur mes dy botëve që e plotësonin ndryshe.
E vërteta doli në shesh vetëm pas vdekjes së saj, në vitin 1977. Vetëm atëherë Rupert zbuloi se martesa e saj me Hugh kurrë nuk kishte përfunduar ligjërisht. Megjithatë, ai mbeti i përkushtuar ndaj trashëgimisë dhe veprave të saj, duke ruajtur ditarët dhe kujtimet e Anais.
Historia e dy martesave të fshehta të Anais Nin mbetet një nga episode më të jashtëzakonshme të jetës së saj. Ajo sfidoi rregullat shoqërore, duke refuzuar të zgjidhte mes dashurive, identiteve dhe jetëve që i jepnin kuptim.






