“Dritë një ditë do të ketë”- Krasniqi i kundërpërgjigjet Abdixhikut pas kritikave për votimin e Dimal Bashës

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, i është kundërpërgjigjur të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas deklaratës së këtij të fundit se zgjedhja e Dimal Bashës kryetar i Kuvendit është “fitore e injorancës dhe një gabim të pafalshëm të mbështetësve të saj”.

“Pak dëshiror. Besojmë edhe ne – dritë një ditë do të ketë, por ndonjëherë duhet me kërku dritën. Secili lider politik dhe secila parti politike një kontribut duhet me dhënë në këtë punë. Do të ishte mirë sepse edhe LDK-ja me bagazhin e vet, me kontributin e vet, me atë që e proklamojnë si institucionalizëm do të ishte mirë me qenë kontributdhënëse në daljen nga kriza,” u shpreh Krasniqi në “Rubikon”.

Ai shtoi se qëndrimi i LDK-së për të mos u pozicionuar në këtë proces është një vendim i vetë kësaj partie, të cilin ai tha se e respekton.

“Kanë vendos as anej as knej – është çështje e tyre,” tha kreu i PDK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit