Klubi që ofron pagat më të larta është Reali i Madridit. Skuadra merengues kryeson listën e hartuar nga “L’Equipe”, e cila tregon mesataren e pagës vjetore për lojtar.
“Los Blancos” janë në kuotën 11.2 milionë euro për lojtar, më pak se viti i kaluar. E dyta renditet Barcelona, me 7.91 milionë euro pagë mesatare për lojtar. Katalanasit vjet këtë shifër e kishin mbi 8,5 mln euro.
Mançester Siti renditet i treti me 7.43 milionë euro, pasuar nga Bajerni me 7,38 mln euro, ndjekur nga PSG-ja dhe Arsenali me 7 mln euro.
Në dhjetë vendet e para nuk gjendet asnjë klub italian. Kjo tregon se Seria A ka rënë shumë ekonomikisht.






