spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

FOTO/ Edon Zhegrova tregon bisedën me Ramën në WhatsApp

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë, duke bërë publik mesazhin e marrë nga kryeministri Edi Rama në WhatsApp.

Në “story”-n e tij në Instagram, Zhegrova publikoi flamujt kuqezi, një mesazh falënderimi për Ramën dhe një dekret zyrtar ku bëhet e ditur se ai ka marrë shtetësinë shqiptare.

Dokumenti është firmosur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, më 22 gusht 2025.

“Faleminderit Edi Rama. Krenar të jem shqiptar”, ka shkruar futbollisti, duke ndarë emocionet e këtij momenti të rëndësishëm për të dhe për karrierën e tij.

Ky veprim është pritur me shumë entuziazëm nga tifozët shqiptarë, të cilët e kanë përgëzuar Zhegrovën në rrjete sociale, ndërsa marrja e pasaportës hap diskutime të reja për të ardhmen e tij në futbollin ndërkombëtar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit