Abdixhiku ia përkushton edhe një shkrim zgjedhjes së Dimal Bashës: Mediokritet, cirk

Kryetari i Lidhjes Demokratike i Kosovës, Lumir Abdixhiku, është lajmëruar sërish pasi seanca për zgjedhjen e nënkryetarit të katërt nga radhët e komunitetit jo-shumicë serb dështoi.

Abdixhiku me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ tha se LDK’ja s’e “shpërblen mediokritetin”, duke iu referuar mos-votimit të Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Natyrisht se LDK-ja nuk shpërblen mediokritetin. Natyrisht se LDK-ja nuk ka votë promovuesi vulgar të urrejtjes, ndarjes e propagandës – në nivelet më të larta institucionale. Besojmë se përfaqësimi politik duhet të jetë fisnik; shembull për qytetarinë e Republikës më të re në Evropë”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Natyrisht se LDK-ja nuk shpërblen mediokritetin. Natyrisht se LDK-ja nuk ka votë promovuesi vulgar të urrejtjes, ndarjes e propagandës – në nivelet më të larta institucionale. Besojmë se përfaqësimi politik duhet të jetë fisnik; shembull për qytetarinë e Republikës më të re në Evropë.

Akademik Idriz Ajeti ka qënë kryetar i parë i Kuvendit të Republikës. Sot, tri dekada e gjysmë më pas, 73 deputetët e Kuvendit shpërfaqën më së miri ndoshta dhe gjithë rrënimin vleror që po i ndodhë kësaj shoqërie nga popullizmi.

Uroj që votuesit e partisë të parë, të kenë kuptuar se ku ka përfunduar vullneti i tyre. Ne refuzojmë të përfaqësojmë këtë mendësi.

Siç dhe refuzojmë të bëhemi pjesë e cirkut votues për nënkryetarët minoritarë. Kanë marrë drejtimin e Kuvendit drejt theqafjes jokushtetuese. Le t’i japin zgjidhje krizave që i shkaktojnë qëllimisht; përfshirë dhe precedaneve të rrezikshme bllokuese nga Serbia në të ardhmen. Ky s’është drejtimi ynë! Prandaj dhe s’mund e s’duam të jemi pjesë e një skenari të tillë.

Sot, më shumë se kurrë, shtroj dorën e afrimit me secilin qytetar në vend, që nuk ndihet i përfaqësuar me këtë politikë. Që LDK-në e vlerave, në përmbajtje e konstitucionalizëm, ta sheh si adresë të përfaqësimit me dinjitet.

Le të bashkohemi rreth ëndrrave normale në një Republikë normale!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit