Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka ndërprerë seancën e Kuvendit në mungesë konsensusi për emrin e nënkryetarit serb.
As kandidati Nenad Rashiq nuk ka arritur të marrë shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur në këtë post nga radhët e komunitetit serb. Ai mori 55 vota për, 1 kundër dhe 17 abstenime.
Paraprakisht, edhe propozimi i Listës Serbe kishte dështuar në votim. Për zgjedhjen e nënkryetarit nevojiten 61 vota pro.
Seanca e radhës mbahet të enjten në orën 11:00.









