Ka ndërruar jetë Jahir Krasniqi, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, Isa Berisha.
“Me dhimbje të madhe njoftojmë se nga mesi ynë u nda për të shkuar në amshim njëri nga luftëtarët e lirisë, Jahir Krasniqi”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 26 gusht 2025, pas namazit të iqindisë, në varrezat e qytetit të Prizrenit.
Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Isa Berisha ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët e Jahir Krasniqit.









