Shefi i kabinetit të Alban Hysenit, Labinot Latifi është përfshirë edhe në një skandal tjetër të dhunës. Raportohet se krahu i djathtë i kryetarit Hyseni, Labinot Lafiti ka sulmuar fizikisht një të moshuar në Gjilan.
Klan Kosova mëson se incidenti ka ndodhur pas një përleshjeje mes dy fëmijëve, djalit të Latifit dhe nipit të të moshuarit.
Nga pamjet e publikuara, i moshuari ka përfunduar i përgjakur në spital. Ai ka një plagë në kokë.

Gazeta kishte raportuar se Shefi i kabinetit të Alban Hysenit, Labinot Latifi, po akuzohet për dhunë ndaj një të miture që nga viti 2021.
Sipas hulumtimit, ndaj Labinot Latifit ishte ngritur aktakuzë në vitin 2015 për shkak të veprës penale “Ngacmimi”. Por në këtë rast lënda kishte përfunduar me aktgjykim lirues.









