“Kam nxjerrë dokument të rëndësishëm nga Kosova, e kam çuar në bankën gjermane” – Gërvalla tregon nëse ka bashkëpunuar me Gjykatën Speciale

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka sqaruar deklaratat e saj lidhur me pretendimet se ka dërguar materiale në Hagë kundër liderëve të UÇK-së.

Ajo ka thënë se ka nxjerrë një dokument të rëndësishëm jashtë Kosovës, por nuk e ka dërguar në Hagë. Sipas saj, dokumenti ndodhet i sigurt në një bankë gjermane.

“Lutjen ma ka bërë një familje që ta gjej mundësinë ta nxjerr dokumentin jashtë Kosovës. Nuk e kam dërguar askund; ai ndodhet në sef të një banke gjermane”, tha ajo.

“Pavarësisht kësaj, nuk kam asnjë kontakt me asnjë hetues të EULEX-it, as me ndonjë zyrtar të Gjykatës Speciale,” shtoi Gërvalla.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit