“Albin Kurtit i ka kaluar koha, përdor gjuhën e regjimit komunist” Gërvalla përballet me deklarata e saja kundër Kurtit

Kryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, është përballur me një video të vitit 2014 ku kishte deklaruar zi e terr për Albin Kurtin teksa kishte thënë se “gjuha e Kurtit është e njëjtë si në regjimin e Millosheviqit”.

Gërvalla, e cila sot është krah i djathtë i Kurtit, tha se Kurti ka lëvizur kogja shumë nga e majta ekstreme drejt një partie socialdemokrate.

“Gjuha nuk më ka pëlqyer atëherë dhe gjithmonë kam qenë e hapur në atë kohë”, deklaroi Gërvalla.

Kur ishte pyetur nga gazetari Adriatik Kelmendi, se për çfarë ideologjie e ka fjalën, Gërvalla kishte vlerësuar se ideologjia e Kurtit ishte ajo e ish-diktatorit shqiptar.

“Unë e lidh me kohen e regjimin komunist dhe gjuha e tij mua me kujton kohen e regjimit komunist, gjuha që ai përdor”, kishte thënë Gërvalla.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit