spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

“Po i vjen fundi”, Trump: Lufta në Gaza mund të përfundojë në 2-3 javët e ardhshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar sërish situatën në Gaza, duke theksuar përkushtimin e tij ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe nevojën për një zgjidhje të shpejtë të krizës.

Gjatë një deklarate për gazetarët ndërsa priste takimin me Presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh se askush nuk duhet të harrojë sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Ai gjithashtu bëri të ditur se pritet një shtytje diplomatike “shumë serioze” ndaj Gazës për të dhënë fund luftës dhe për të siguruar lirimin e pengjeve izraelite të mbajtura atje.

“Po i vjen fundi”, tha Trump. “Mendoj se në dy deri në tre javët e ardhshme do të keni një përfundim mjaft bindës”.

Trump shtoi gjithashtu se ai ka biseduar me Netanyahun dhe i ka kërkuar të ndërmarrë veprime për të adresuar situatën sa më shpejt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit